Pyetje të Bëra Rëndom

Përfshirja e zërave për krejt gjuhët do ta bënte instaluesin shumë të rëndë dhe shumica e përdoruesve interesohen për zërat për gjuhën e tyre. Tjetër, figurat shtesë dhe muzika për sfond zënë, relativisht, mjaft hapësirë, ndërkohë që s’janë të domosdoshëm për përdorimin e software-it. Ndaj, për të minimizuar madhësinë e instaluesit bazë vendosëm të mos i përfshijmë dhe t’ua lëmë përdoruesve t’i shkarkojnë, nëse duan.

Nëse s’doni që software-i të shkarkojë automatikisht gjithçka, mund të çaktivizoni mundësinë “Aktivizo shkarkime/përditësime automatike të kartelave zanore”, që nga faqja kryesore e formësimit.


Burimet shtesë mund t’i shkarkoni nga kjo lidhje:

https://cdn.kde.org/gcompris/data2/

E RËNDËSISHME: te udhëzimet vijuese, zëvendësoni “-codecName” me “-mp3”, për sisteme Windows, ose “-ogg” për sisteme Linux ose Android, ose “-aac” për sisteme macOS. Tjetër, zëvendësoni “-localeCode” me kodin e vendores tuaj.

Për muzikë sfond, duhet të kaloni te dosja e quajtur “backgroundMusic” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:

Contents
backgroundMusic-codecName.rcc

Mandej kopjojini këto 2 kartela te dosja e quajtur “backgroundMusic” " te dosja fshehtinë e aplikacionit.

Për zërat, duhet të kaloni te një dosje e quajtur “voices-codecName” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:

Contents
voices-localeCode.rcc

Mandej kopjojini këto 2 kartela te një dosje e quajtur “voices-codecName” te dosja fshehtinë e aplikacionit.

Për figurat, duhet të kaloni te dosja e quajtur “fjalë” dhe të shkarkoni këto 2 kartela:

Contents
words-webp.rcc

Mandej kopjojini këto 2 kartela te një dosje e quajtur “words” te dosja fshehtinë e aplikacionit.

Shtegu për te dosja fshehtinë është i ndryshëm, varet nga sistemi operativ.

Shteg në Windows:

C:\Users\Username\AppData\Local\KDE\GCompris\cache\data2\

Shteg në Linux:

/home/userName/.cache/KDE/gcompris-qt/data2/

Shteg në Android (që të përpunoni këtë dosje, lypset të keni hyrje si rrënjë):

/data/data/net.gcompris.full/data2/

Shteg në macOS:

~/Library/Caches/KDE/gcompris-qt/data2/

Është të dyja. Që në fillimet, GCompris ka qenë përherë dhe është ende një paketë GNU. Që nga 2014-a mirëmbahet nga bashkësia KDE.


Krejt lënda dhe varësitë gjenden nën licenca të përputhshme me licencën AGPLv3.


Domosdoshmëritë për të krijuar dhe botuar software për iOS s’janë të përputhshme me licencat GPLv3 dhe AGPLv3 të përdorura nga ky software.


Për Android botojmë tashmë në shitoren Play dhe F-Droid, botimi në krejt shitoret do të donte shumë punë. Nëse përdorni një tablet Fire, mundeni të instaloni drejtpërdrejt apk-në më të re nga sajti ynë dhe të përdorni një nisës nga palë e tretë për të përdorur aplikacionin që nga një profil për fëmijë.